Reagon Olta Xhaçka: Bashkëshorti im nuk ka marrë tokë nga shteti

Ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas lajmit se Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar mbi 5 mijë metra katrorë truall në pronësi të bashkëshortit të saj, Artan Gaçi.

Reagimi i plotë i ish-ministres Olta Xhaçka: 

Nje kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e nje pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?