FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spiropali tregon takimin me gjyshin e minorenes nga Kavaja (VIDEO)

Zëdhënësja e Qeverisë, njëherësh edhe Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka rrëfyer sot takimin që ka pasur me gjyshin e minorenes në Kavajë.  Në një video të shpërndarë në Facebook, Spiropali deklaron se vajza është e dërmuar nga lukunia e politikës që në vend ta ndihmojnë po ja vështirësojnë më shumë jetën.

”Sot më erdhi në zyrë me kërkesën e tij gjyshi i vajzës minorene nga Kavaja, e cila fatkeqësisht është bërë shënjestër e politikës dhe e medias. Në vend që ta ndihmojnë po e dërrmojnë, tregonte ai duke u dridhur se çfarë halli i madh i ka rënë mbi kokë familjes, se sipas gjëmës së parë vajza po përjeton gjëmën e dytë. I kanë hequr nga duart telefonat, i kanë mbyllur televizorin. E kanë rrethuar me dhimbje dhe më përkujdesje familjare për ta mbrojtur nga lukunia që i është sulur në Komisione Parlamentare në banaqe televizive, në faqe dixhitale duke bërë politikë dhe audiencë me një vajzë dhe po shkatërrojnë çdo rrugë të kthimit të ndaj në jetën normale”, shprehet më tej ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?