FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Studentët nga ”Arkitektura”, ”Inxhinieria” dhe ”Shkencat” vijojnë bojkotin

Studentët nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Inxhinierisë së Ndërtimit, Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës vijojnë të bojkotojnë mësimin në shenjë proteste duke sfiduar temperaturat e ulëta.

Përmes thirrjeve “bojkotoni mësimin, bojkotoni mësimin” dhe “studentët e bashkuar kanë për të fituar”, studentët vijojnë të këmbëngulin se qeveria nuk i ka përmbushur plotësisht kërkesat e parashtruara.

Në fund të vitit 2018, studentët protestuan për 17 ditë me radhë për 8 kërkesa, të cilat qeveria i plotësoi përmes Paktit për Universitetin. Ndër këto kërkesa përmendej ulja e tarifës së studimeve, kushtet më të mira në universitete dhe konvikte, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?