Studentja i ndërpret fjalën, Rama: Suksese, dil jashtë

Studentja debaton me Kryeministrin Rama
Nuk ka kaluar pa incident takimi i Kryeministrit Edi Rama në Qytetin Studenti, ku po prezantohet projekti i Kampusit të ri të Universitetit. Një studente i ndërpreu fjalën kryeministrit Rama në momentin kur ai po thoshte se dëshironte të bënte të gjitha gjërat menjerë por nuk mund të bëhen.
Në këtë moment studentja u ngrit për të debatuar. “Paguhesh me taksat e mija” dëgjohet studentja të thotë dhe kryeministri Rama i tha “Suksese tani dil jashtë”
Ndërsa vajza po largohej Rama shprehet: ”Tashti ti del jashtë dhe ne vazhdojmë punën. Sepse ju keni të gjitha të drejtat të ngrini probleme por nuk mund të përmbysni historinë e bashkëjetesës mes njerëzve që ka norma të padiskutueshme, ndërprerja e tjetrit kur flet apo prishja e një bashkëbisedimi është mungesë aftësie për të bashkëjetuar në demokraci”.
KOHA JONË SONDAZH

