Sulmet ndaj pedagogëve, Vasili: Rama urren dijen ashtu si pisanjosi sapunin

Përmes një postimi të gjatë në facebook, kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, ka nxjerrë në pah ”përkushtimin” e qeverisë me Arsimin e që vjen fill pas sulmit të fundit të kreut të qeverisë ndaj pedagogëve. Vasili thotë se Rama urren dijen, si pisanjosi sapunin dhe se kreu i qeverisë po lufton egërsisht me dijen, me Universiterin, me shkencën, me akademinë e Shkencave dhe gjithçka që lidhet me dijen. ‘‘Dija është armiku më i madh i shkollëpakut. Ai e urren dijen ashtu si një njeri i pisët sapunin. Ndaj sulmon egërsisht Universitetin dhe pedagogët në veçanti sepse kompleksi i inferioritetit, që i vjen prej padijes e ka vënë për fundi dhe po ja merr shpirtin”,-thotë Vasili.

Postimi i plotë

Shkollepaku urren dijen ashtu si pisanjosi sapunin !!

Swiss Digital Desktop Reklama

Speciet me te egra, qe kane sulmuar universitetin dhe shkencen ne shekuj kane qene obskurantistet dhe injorantet. Te dy keto kategori i ben bashke vetem SHKOLLEPAKESIA. Europa u nda shekuj me pare me dhimbje te medha nga sulmi i shkollepakesise,qe e zhyti ate per vite te tera ne prapambetje dhe zymtesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptareve u ka zene rrugen sot nje SHKOLLEPAK, qe eshte ngulur si damke turpi ne karrigen e kryeministrit. Edhe SHKOLLEPAK edhe MEDIOKER gjer ne dhimbje, ky sharlatan i rishfaqur nga mesjeta dhe i perzjere me revolucionin kulturor proletar famekeq kinez, lufton egersisht me dijen, me universiterin, me shkencen, me akademine e Shkencave e gjithshka qe lidhet me dijen.

Dija eshte armiku me i madh i shkollepakut. Ai e urren dijen ashtu si nje njeri i piset sapunin. Ndaj sulmon egersisht universitetin dhe pedagoget ne vecanti sepse kompleksi i inferioritetit, qe i vjen prej padijes e ka vene per fundi dhe po ja merr shpirtin.

Zhuli i meskinitetit dhe dashuria per britmat provinciale,qe i shprehin dashuri nje idioti kryeminister te paditur,jane ideali i vetem i ketij profani. Ky i perzgjedh me kujdes injorantet qe e degjojne, me qellim qe gjysem truri i tij te duket para tyre i madh ne dimensione sa truri i derrit ndonese mendimet i ka te varfera sa nje derr. Shqiperi e 2019 nuk eshte stalla e derrave Shkollepaket por e njerezve te zgjuar, punetore dhe mendjehapur, qe refuzojne rrepte dhe fort qe te jetojne nen brekushet ereqelbur te Shkollepakesise.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?