Sulmuesi terrorist i Londrës ishte dënuar më herët për vepra terroriste

I quajtur ndryshe sulmuesi i Londrës, mësohet së është dënuar më parë për vepra terrorizmi. Kështu e ka emëruar policia britanike, sulmuesin që goditi me thikë dy persona në urën e Londrës, ditën e djeshme.

U konsiderua si një sulm terrorist, 28-vjeçari Usman Khan, i cili është dënuar për vepra terrorizimi dhe u la i lirë nga burgu vitin e kaluar.

“Ky individ ishte i njohur për autoritetet, pasi është dënuar në vitin 2012 për vepra terrorizmi,” tha zyrtari i lartë i policisë kundër terrorizmit, Neil Basu, në një deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai u la i lirë në dhjetor të viti 2018 dhe nga hetimet e kryera është e qartë se tashmë është kthyer për të kryer këtë sulm”, shprehen hetuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?