Tabaku dhe Bylykbashi përfundojnë takimin me “Venecian”: Pronat s’i merr dot askush, as Edi Rama

Ish-deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi, mëngjesin e sotëm, zhvilluan një takim me Komisionin e Venecias, për çështjen e pronave. Menjëherë pas përfundimit të takimit, Tabaku dhe Bylykbashi bënë të ditur se kanë diskutuar për çështjen e pronave, jo vetëm problemet, që janë krijuar po dhe vizionin e PD-së në lidhje me këtë çështje. “Pronën s’e merr dot askush, as Edi Rama”, u shpreh Tabaku.

Bylykbashi nga ana e tij tha se ua bënë të qartë sesi qeveria po i merr pronat e pronarëve gjoja në emër të interesit publik, me anë të një mekanizmi të qëllimshëm. “Bllokimi i Gjykatës Kushtetues, fikja e saj, është bërë e qëllimshme”, tha ai, “ndaj PD-ja në pushtet do t’i çojë në vend këto padrejtësi”.

Këto ditë, Partia Demokratike po prezanton në detaje, programin e saj në të gjitha fushat, përfshirë zgjidhjen e çështjes së pronave të shqiptarëve që pritet me interes nga qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?