FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tahiri: Rama u ndëshkua edhe për lojërat e rrezikshme për kufijtë

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka komentuar votimet lokale të 30 qershorit, ku përmes një postimi në facebook, thotë se përqindja e ulët e qytetarëve në votime ishte një ndëshkim për Edi Ramën. Nga ana tjetër, ajo nënvizon se Edi Rama u ndëshkua edhe për lojërat e rrezikshme për kufinjtë.

“Me vëmendje përcolla zgjedhjet moniste të nivelit lokal dje ne Shqipëri. E lumtur që kaluan në një atmosferë civilizuese. Qytetarët dëshmuan se civilizimi jonë si komb shqiptar është i lashtë. E dëshpëruar, se këto zgjedhje ishin një kthim prapa nga arritjet 30-vjeçare për demokraci dhe pluralizëm në Shqipëri. Vetë fjala ‘zgjedhje’ donë të thotë se qytetari duhet të ketë mundësinë të zgjedh mes disa alternativave, ndaj kjo edhe është një parim themelor i demokracisë. Dalja minimale e qytetarëve në këto zgjedhje dhe bojkoti i tyre nga më shumë se 80 për qind e votuesve, ishte një ndëshkim i fortë ndaj Edi Ramës për shumë arsye. Rama u ndëshkua edhe për lojërat e rrezikshme për kufijtë, që do ta dëmtonin shtetin e Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?