FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Takimi i aleatëve të PD, Shehi zbardh vendimet: Sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë

Këtë të hënë kreu i PD-së, Lulzim Basha takoi aleatët. Në një prononcim për mediat nga selia blu pas takimit, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë.

”Protesta e radhës do të jetë para Parlamentit të enjten. Kërkesa mbeten po ato, largimin e Ramës, qeveri tranzitore që të ndërmarrë përsipër punë të rëndësishme. Pastaj po qenë të zotë le të fitojnë prap. Këta janë diskredituar në rrafshin ndërkombëtar”, u shpreh Shehi.

I pyetur më tej për skepticizmin e ndërkombëtarëve, Shehi u shpreh se me Ramën në krye ka vetëm destabilitet, krim e drogë dhe se janë ”në rrugën për të bindur dhe ndërkombëtarët për këtë punë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse Rama nuk tërhiqet dhe a ka ndonjë skenar nga opozita, ai nënvizoi se: ”Nuk kemi diskutuar për këtë punë por do të diskutohen pas datës 16. Sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë. Do ta përcaktojmë pas demostratës tjetër të madhe që do të organizohet. Jemi me shpresë qe njerëz të logjikshëm do të reflektojnë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?