Takimi i Ramës në Berat, Lefter Maliqi: Ishte “funerali” i Rilindjes

Kandidati për deputet i LSI në Berat, Lefter Maliqi thotë se takimi i Edi Ramës sot në ktë qytet tregoi dështimin e Rilinjdes. Ai shtoi se pjesëmarrja e pakët tregoi se PS ka humbur mbështetjen e socialistëve në këtë qark.

“Sot, Berati i organizoi ‘funeralin’ Rilindjes, ndersa ceremonine e ‘varrimit’ ia mban me 25 Prill. Ndryshe nga ajo qe propagandohet ne kamera, Ramziu u bojkotua dhe refuzua nga populli i Beratit, si asnjehere me pare.

Edhe aq ‘kokrra’ sa ishin ne takim, ishin marre me detyrim nga PS, sepse nga sms-te qe disponojme, jane detyruar punonjesit e administrates qe te marrin 3-4 persona me vete me detyrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur kete refuzim e merr nga nje qark kryesisht i majte, imagjinoni me shume. Ramziu sot u refuzua nga socialistet e vërtetë dhe kjo do e fundose me 25 Prill. Ne Skraparin e Presidentit, Kryerilindasi do te marre ‘pikat’ e Baba Takut, ndersa ne Berat, fiqte e Lali Erit”,- shkruan Lefter Maliqi në një postim në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?