FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Taulant Balla kritikon ministrat e shkarkuar: Duheshin hequr më parë

Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, ka komentuar shkarkimin e tetë ministrave nga Rama në fund të muajit Dhjetor.

I ngacmuar nga gazetarët e pranishëm në emisionin ‘Open në Top Channel, Balla u shpreh se vendimi për ndryshime në qeveri nuk ishte krejtësisht i papritur.

“Kemi bërë një analizë në korrik dhe një pjesë e kolegëve e dinin që kishin një rënie në punën e tyre”, u shpreh Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por për sekretarin e Përgjithshëm të PS kjo nuk ka qenë arsyeja e plotë e ndryshimeve që u deklaruan pak para ndryshimit të viteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Arsyeja e vërtetë buron nga një qasje e re që erdhi edhe nga protesta e studentëve. E lexuam drejt atë protestë. E kuptuam që disa gjera duheshin bërë më parë”, tha Balla.

Ministrat që u larguan nga Rama ishin: Arben Ahmetaj, Ministri i Financave; Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; Ditmir Bushati, Ministër i Jashtme; Lindita Nikolla, Ministrja e Arsimit; Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Sonila Qato, ministre e Sipërmarrjes dhe Biznesit; Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?