Taulant Balla: Të enjten do dëgjoni për Lulzim Bashën!
“U them të gjithë atyre që më kanë besuar mandatin se kjo akuzë nuk qëndron në asnjë përqindje të saj. kjo akuzë është nxjerrë nga goja e Bashës në një moment të papërgjegjshëm në një seancë ku të gjithë qeshnim me të.
Deklarata e Policisë së Shtetit ishte shteruese sa i përket personave të arrestuar, atyre ende në kërkim dhe atyre që përbëjnë gjithë grupin kriminal. Përgëzoj policinë që aksione si ky të ketë sa më shumë dhe prapa hekurave të shkojnë të gjithë kriminelët.
Ka pasur rrjedhje informacioni nga një person i papërgjegjshëm, Basha, që buri në rrezik operacionin e policisë. Por Bashën nuk e marrin seriozisht as personat me të shkuar kriminale. Taulant Balla nuk ka asnjë lloj lidhje me ndonjërin prej këta ju garantoj me përgjegjësi penale, jo mandatin e deputetit, por jam i gatshëm të mbroj gjyqin m’u në sheshin Skënderbej, nëse do kem lidhje me këta”, tha Balla.
Ai paralajmëroi se në seancën e ditës së enjte do tregojë prova që e lidhin Lulzim Bashën me këtë grup.
“Në fund të kësaj historie Basha i ka ca lidhje me personat e përfshirë në këtë çështje. I kam gjetur disa lidhje me këtë grup kriminal. Unë do t’i ruaj për të enjten në seancë plenare disa surpriza për Bashën. Kam qeshur në seancë plenare dhe dje me këtë budalla, që këput një budallallëk dhe mbi të krijon histori.
Unë nuk do ta lë me kaq, do ja kthej në një mësim ekzemplar. Brenda kësaj jave do të depozitohet dhe kallëzimi penal. Prokuroria duhet të thërrasë të parin Lulzim Bashën, çdo deputet, edhe mua, sepse para ligjit jemi të gjithë të barabartë. Këtë radhë, Basha nuk do ja hedhë. Pse PD nuk flet më për ‘Babalen’? Tashmë është konfirmuar se e gjithë kjo histori ishte e inskenuar.

Deklarata e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla:
Dua të them me përgjegjësinë që i takon çdo përfaqësuesi të popullit që u them të gjithë atyre që më kanë besuar mandatin, që kjo akuzë nuk qendron në asnjë përqindje të saj.
Kjo akuzë është nxjerrë nga goja e Bashës në një moment të papërgjeghshëm në një seancë, ku të gjithë qeshnim me përpjekjen donkishoteske të Lulzim Bashës, se gjoja kish bërë të pamundurën për të ndihmuar Shqipërinë në hapjen e negociatave dhe që e vazhdoi papërgjegjshmërinë e tij edhe dje, besoj edhe sot dhe sigurisht që deklarata e Policisë së Shtetit ishte shteruese përsa i përket personave të arrestuar, personave ende në kërim dhe të cilët përbëjnë të gjithë grupin kriminal, për të cilin gjej rastin të përgëzoj Policinë e Shtetit që aksione si ky të ketë sa më shumë dhe prapa hekurave të shkojnë të gjithë këta kriminelë të cilët trafikojnë apo transportojnë sende të ndaluara me ligj, qofshin kto para, drogë e çfarëdo të jetë kjo.
Duke falenderuar policinë, sigurisht që me sa jam njohur dhe nga deklarata e policisë kam kuptuar që një instiucion ligjzbatues ka pasur një rrjedhje informacioni tek një person i papërgjegjshëm që quhet Lulzim Xhelal Basha, i cili vuri në rrezik vijimin normal të një aksioni policie, po shyqyr zoti që këtë delinkuent, si Lulzim Basha nuk e marin seriozisht as personat me begraund kriminal, apo personat e përfshirë në këtë akt kriminal dhe për fat të mirë aksioni shkoi deri në fund dhe sot kemi një dyzinë të arrestuarish apo të tjerë në kërkim, të cilët plotësojnë gjithë fabulën.
Që Taulant Balla nuk ka asnjë lloj lidhje me ndonjërin prej këtyre ju garantoj me përgjegjësi penale. Jo mandatin e deputetit, por jam i gatshëm të më bëhet gjyqi në “Sheshin Skënderbej”, nëse do të ketë qoftë dhe një lidhje të vogël timen me këtë rast. Sapo kam dëgjuar akuzën e djeshme të Lulzim Bashës kam filluar dhe unë të bëj disa verifikime. Dhe i them Lulzim Bashës që në fund të kësaj hitorie, Lulzim Basha i ka ca lidhje me personat e përfshirë në këtë çështje. Nuk po i them sot, do ti ruaj për të enjten në seancë plenare, por ju garantoj që i kam gjetur disa lidhje të Lulzim Bashës me këtë grup kriminal. Pres sot Lulzim Bashën të nxjeri ç’lidhje ka Lulzim Basha për mua me këta. Unë do ti ruaj për të enjten në seancë plenare disa surpriza të Lulzim Bashës.
Në fillim e kam marë me shaka këtë çështje. Kam qeshur në seancë plenare, kam qeshur edhe dje me këtë budalla politikan që papërgjegjshmërinë e mer për avantazh.
Këput një budallallëk, hajd se smë mer njeri seriozisht dhe pastaj fillon dhe krijon mbi budallallëkun e vet edhe historinë. Pas konsultimit edhe me juristë, edhe me kolegë të Grupit Parlamentar, mendova që këtë shejtan budalla të mos ta lë me kaq. Këtë histori tja kthej në një mësim egzemplar këtij shejtan budallai për ti thënë njëherë e përgjithmonë që në politikë kemi bërë gjithmonë akuza ndaj njëri tjetrit. Por kurrë një gjë të tillë pa as një lloj lidhje dhe pa as një lloj prove.
Na del ky dhe na thotë që paska pasur shërbime partnere që ja komunikokan këtij. Nuk është e vërtetë. Me përgjegjësi e deklaroj që nuk ka një shërbim partner ndërkombëtar që ti raportojë këtij delinkuenti, përkundrazi. Por që ende ka ndonjë militant në një shërbim inteligjence të brendshëm që transferon sms informacioni konfidencial në kuadër të zhvillimit të një aksioni të rëndësishëm policor dhe që ve dhe në rrezik aksionin kjo është mëse e vërtetë.
Do formulohet tërësisht edhe me detaje akuza dhe kallzimi penal brenda kësaj jave, pasi të jetë kopsitur mirë do të depozitohet.
Apeli im sot ndaj Prokurorisë sot është që duhet të mos vonojë në asnjë moment të thërrasë këdo. Të thërrasë së pari Lulzim Bashën që pretendon se ka informacione, të thërrasë çdo deputet, mua dhe këdo tjetër, sepse para ligjit jemi të gjithë të barabartë.
Por, kësaj radhe Lulzim Basha nuk do ta hedhi paq. Ju ka lejuar ju zyra e shtypit të PD-së të bëni ndonjë pyetje për babalen dhe dëshmitarin X? Pse nuk flet më PD-ja për dëshmitarin X? Për heroin të cilin kam dëgjuar se do ti vendosin dhe fotografinë nëpër muret e PD-së pse nuk flet më PD?
Media ka shkruar dhe botuar se tashmë është konfirmuar që gjithë historia me babalen ishte një inskemin i turpshëm, ku dihet tashmë kush është dhe aktori që luan… Pse nuk e tregoni ju emrin e aktorit të dytë?
Kam lexuar dhe unë informacionin që ka botuar media dhe për hir të respektit ndaj një procesi hetimor jam i kujdesshëm, por pyetja ime është pse nuk flet më Lulzim Basha për babalen, për aktorin që ka luajtur personazhin e Agron Xhafës në videopërgjimin me skenarist Lulzim Bashën dhe një dorac që ka punuar për Lulzim Bashën. Pyeteni Lulzimin kush është doraci që ka bërë dhe sekserin me babalen dhe aktorin tjetër të përfshirë në këtë rast.
Është e turpshme si mund të ketë qenë ministër i Brendshëm, i Jashtëm, i Transporteve ky shejtan budalla që në mënyrë të papërgjegjshme pa asnjë lloj informacioni, sigurisht që ai që qesh më fort tha ky ka një hall. Skam asnjë hall Lulzim, por kësaj radhe të garantoj publikisht që pas diskretitimit me babalen, këtë diskretitim tjetër e ke të rezervuar eskluzivisht për ty. Për një njeri që e dinte fare mirë që sot unë do të dilja para jush me një çështje të re. Vijimi i një historie të vjetër, e që ka të bëjë me financimin nga ana e PD-së me fonde të dyshimta, me letra dhe jo me fjalë. Të gjithë ju i keni transmetuar tashmë informacionin e bërë publik në websiten e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, sesi PD vazhdon të paguajë para zyrave të lobingut për të nxirë imazhin e Shqipërisë sot kur na ndajnë dhe tre ditë nga një vendimarrje shumë e rëndësishme.
Ky që kishte lobuar fort, ky që na i ka dalë shpirti vendit në përpjekjen heroike për t`i garantuar Shqipërisë hapjen e negociatave, ky që edhe dje u ka dërguar e-maile anëtarëve të Bundestakut gjerman sesi kryetari i grupit të miqësisë Shqipëri-Gjermani qenka i përfshirë në një rast të trafikut të parave. Po a ka burrni ky që në ditët në vijim ku kjo zallamahi dhe ky llum të pastrohet të kërkojë falje. Kësaj radhe të jeni të sigurt që faljen do i`a kërkoj me vendim gjykate dhe që ky person i papërgjegjshëm, një person i cili nuk mban asnjë përgjegjësi edhe për katandisjen dhe degradimin kaq të ulët të një force politike, që dikur u themelua për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa dhe sot është shndërruar në një parti që punon kundër interesave europiane të Shqipërise.
Po ju a do të mbani përgjegjësi zoti Ballan në rast se Franca dhe Holanda do të vendosin veton për rezultate të dobëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe jo për shkak të politikës së moszgjerimit?
Dua të them me plot bindje që e njoh strukturën vendimmarrëse të Bashkimit Europian, dhe dua të them që qytetarët taksapagues europianë kanë vendosur që institucioni i BE-së që bën vlerësimin e performancës qoftë të vendeve anëtare qoftë të vendeve jo anëtare. Këtu do të bëj një parantezë, Rumania dhe Bullgaria sot janë në një proces monitorimi nga Bashkimi Europian dhe për disa çështje ndër to edhe çështje të drejtësisë edhe ne Rumani, Komisioni Europian ka bërë një vlerësim negativ për diçka dhe një vlerësim pozitiv për disa çështje të tjera dhe sigurisht ai që vlen është vlerësimi Komisionit Europian. Po ju them në rast se Komisioni Europian nuk do të kishte dhënë vlerësimin pozitiv për hapjen pa kushte të negociatave sigurisht që do të kishte qenë një përgjegjësi e Shqipërisë, e qeverisë, e parlamentit dhe institucioneve të vendit tonë. Sa kohë që progresraporti është dokument i gjithëpranuar i cili ka marrë miratimin e kolegjit të komisionerëve ku dhe Holanda dhe Franca kanë përfaqësues të tyre, ky është dokumenti vetëm zyrtar dhe unë e them gjithmonë që brenda Bashkimit Europian ka edhe vende skeptike të cilat ndikohen më shumë nga nevoja e debatit të brendshëm dhe interesi elektoral i brendshëm për zgjedhjet që pasojnë dhe kujtoj që viti i ardhshëm është një vit i rëndësishëm për vendet e BE-së sepse janë zgjedhje të rëndësishme po të kemi parasysh konfiguracionin e ri politik që do të krijohet brenda sallës së seancave plenare qoftë në Bruksel apo në Starsburg. Nuk do të jetë ky më konfigurimi ku një koalicion PPE-PSE, socialistët dhe demokratët, në parlamentin Europian të ketë shumicën për të zgjedhur edhe presidentin e komisionit si dhe të ketë shumicën për të kontrolluar edhe drejtimin e parlamentit europian. Por ju them që nuk është aspak e vërtetë që këto interesa të vogla të nuancuara politikisht nga përbërja e elektoratit të brendshëm nga rritja shqetësuese e ekstremit të djathtë të të dyja vendeve që u përmendën, të dëmtonte aspiratën për vijim të procesit të Integrimit Europian të dy vendeve shumë të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria si faktor stabiliteti, modeli më i mirë sipas Komisionit Europian përsa i përket politikës së saj të jashtme në rajon dhe modeli më i mirë po prap sipas Komisionit Europian për refomën në drejtësi. Nëse nuk e dini lejomëni t`ua përsëris janë tre vende të Ballkanit Perëndimor të cilët partnerët tanë europianë dhe ata amerikanë i sugjerojnë t`i referohen Shqipërisë kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi apo çështje të zbatimit të ligjit dhe çështje të funksionimit të sistemit të drejtësisë janë kapituj ndër më të vëshirët që presin Malin e Zi dhe Serbinë të cilët janë përpara nesh në këtë faze, por këto kapituj nuk i kanë hapur ende. Dua të sqaroj edhe diçka. Ka patur një keqinterpretim në shumë media që Shqipërisë gjermanët i propozojnë me kushte, Maqedonisë gjermanët i thonë pa kushte. Në historinë e këtij procesi nuk ka patur një vend që PO-ja të mos jetë shoqëruar me punë konkrete të lidhur me sektorë jetikë të procesit, kështu që edhe në rastin në fjalë, ashtu sikurse ndodhi edhe me Malin e Zi që është i fundit para nesh në këtë proces apo në rastin e Serbisë, ne do të kemi punë konkrete për të bërë, por që të bëjmë punë konkrete duhet që minimalisht të jemi të gjithë bashkë për ta berë këtë punë konkrete.
Zoti Balla nëse nuk hapen negociatat faji do të jetë i juaji, i qeverisë, i zotit Basha apo i vetë BE-së?
Po lëre Bashën, çfaj ka.
Ju thatë që ka faj?
Këtë djalë Saliu bëri gabim që i la partinë dhe e mbyll me këtë.
Këtu bëhet fjalë për një moment historik për të cilin sigurisht që unë shpresoj që pas të premtes sinjali i Këshillit të jetë fillimi i punës parapërgatitore për negociatat. Pra ata që nuk e dinë le ta dinë që edhe një PO pa asnjë lloj kushti nuk është një datë, që thotë që edhe pas punës parapërgatitore ka edhe një moment tjetër që quhet momenti i para uljes në tavolinë. Për ata që se dinë, pra fillon puna përgatitore ke dhe një paraulje në tavolinë për të filluar qeveri shqiptare – kolegj komisonerësh dhe pastaj vendosja e grupeve negociatore, kështu që procesi është i gjatë. Unë bëj pjesë tek ata shqiptarë që e duan Shqipërinë sa më shpejt në Bashkimin Europian, por një Shqipëri me dinjitet dhe një Shqipëri ku të gjithë të vendosin nga një gur në rrugën tonë europiane e jo ta qëllojmë me vezë, domate e me bidona dhe pastaj të themi që duam edhe ne kreditet tona për punën e palodhur që kemi bërë në interes të Shqipërisë. Unë sapo isha me një prej ambasadorëve të vendeve partnere, këtu di që ne nuk flasim kurrë keq në anglisht për Bashën, këtë e kemi pjesë të rregullores të punës sonë pavarësisht se fati i keq na ka rënë që duhet të punojmë edhe me një person të papërgjegjshëm si puna e tij, por në fund të fundit është kryetari në detyrë i Partisë Demokratike dhe këtu nuk i hyjmë dot Partisë Demokratike në llogaridhënie për t`i kërkuar llogari e për t`i thënë që çkeni këtë kryetar në krye të partisë suaj.
Cila ishte tema e diskutimeve me ambasadorin britanik?
Çeshtje të punës së përditëshme dhe të nevojës që ka për të kaluar në kuvend edhe disa çështje të rëndësioshme ende të pamiratuara që kanë të bejnë më paketën e reformës në drejtësi, por që kërkojnë edhe votë të cilësuar dhe sigurisht çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe sigurisht një vlerësim të pritshmërive tona për ecurinë e procesit të integrimit.
KOHA JONË SONDAZH

