Taulant Balla tek Krimet e Rënda, çon prova të reja
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të depozituar padinë ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, deputetit Ervin Salianji si dhe ndaj Florenc Hoxhës, ish-kreu i IMT në Bashkinë e Tiranës.
Mësohet se Balla ka dorëzuar prova të reja për padinë e depozituar një ditë më parë. Padia është për “Shpifje” dhe “kallëzim të rremë”.
Padia e Ballës vjen pas videos “Babale 2”, ku shfaqet shtetasi Fredi Alizoti, të cilin e intervistoi Florenc Hoxha dhe e publikoi deputeti Ervin Salianji.
KOHA JONË SONDAZH

