Teatri i Vjenës solidarizohet me artistët: Mbështesim protestat tuaja, mos u ndalni

Aktorët e Teatrit prestigjioz të Vienës, përmes një deklarate, janë solidarizuar me protestën e artistëve dhe qytetarëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Ata inkurajojnë artistët shqiptarë që të vijojë rezistencën derisa të sigurohet mbrojtja e Teatrit e Kombëtar.

Deklarata e plotë e Aktorëve të Teatrit të Vjenës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Artistë/Artiste dhe qytetarë/qytetare të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë marrë në dorë Teatrin Kombëtar në Tiranë për ta mbrojtur nga shembja. Ndërtesa u rrethua nga policia dhe u zhvilluan përballje të drejtpërdrejta. Kur aktivisti i Aleancës Ervin Goci vizitoi Teatrin Popullor në kuadër të festivalit Nëntori Shqiptar, ai raportoi për protestat në kryeqytetin shqiptar, të cilat atëherë kishin muaj të tërë që zhvilloheshin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Artistët e artistet, qytetarët e qytetaret luftojnë për ruajtjen e ndërtesës historike të Teatrit dhe protestojnë sidomos kundër ndërtimit të planifikuar të teatrit si pjesë e një kompleksi të përbërë nga ndërtesa të larta dhe një qendre tregtare, gjë që do të çonte në humbjen e hapësirës publike rreth Teatrit Kombëtar. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese në këtë drejtim ende mungon. (Informacione të mëtejshme gjeni në: https://bit.ly/2YutLev)

Teatri Popullor i Vjenës solidarizohet me njerëzit e Teatrit në Shqipëri dhe ndan shqetësimin e tyre. Protestat të cilat tashmë zgjasin prej më shumë se një viti dhe i mban gjallë përkushtimi dhe kreativiteti, dëshmojnë për rëndësinë e madhe që Teatri Kombëtar historik ka për njerëzit e teatrit dhe publikun, për qytetarët e qytetaret e shumta të Tiranës.

Në këtë vend në qendër të qytetit është bërë vazhdimisht teatër që prej 70 vitesh. Është një vend i ballafaqimit të gjallë artistik dhe shoqëror. Vende të tilla janë pafundësisht të çmuara, për artin sikurse edhe për shoqërinë e qytetit dhe ata i përkasin komunitetit. Një traditë që shkatërrohet një herë është e humbur në mënyrë të pakthyeshme.

Ne mbështesim protestat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kundër mospërfilljes të strukturave të rritura në të mirë të interesave private komerciale – duke e ditur që kjo protestë na përket edhe neve njerëzve të teatrit në vende të tjera.

Le të shpresojmë që Teatri Kombëtar historik do të arrijë të mbrohet!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?