FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Teatri Kombëtar mbushet plot me spektatorë, thirrje “Poshtë diktatura!”

Sfida ishte këtë të shtunë. Teatri Kombëtar u tejmbush sërish me spektatorë nën intepretimin mjeshtëror të aktorit të madh Mehdi Malka.

Monodrama “Marr Guximin” i dha sërish jetë Teatrit Kombëtar, të mbyllur për shkak të projektit të qeverisë Rama, që kërkon shembjen e tij. Forca e monodramës dhe mjeshtëria e aktorit i dha jetë mureve të sallës kryesore të Teatrit, ndërsa publiku e shoqëroi gjatë gjithë kohës me duartrokitje dhe ovacione të forta.

Malkaj, i cili nuk mbajti dot as lotët, në shenjë dashurie për teatrin puthi muret e tij, ndërsa publiku me dritat e telefonit ndezur brohoritën në kor: “Poshtë diktatura”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë, aktori Mehdi Malkaj i dha një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që të mos shembet godina e Teatrit Kombëtar, ndërsa shfaqja e tij u pasua me komente të shumta në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetarë të ndryshëm falenderuan aktorin për shfaqjen, ndërsa shumë të tjerë e panë si frymëzim në luftën kundër qeverisë që çdo gjë publike kërkon ta përvetësojë përmes projekteve korruptive.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?