FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tensione në Kuvend – Opozita pushton foltoren, Basha: Rama si Enveri, po mbyll opozitarizmin

Me përfundimin e fjalës së çeljes së punimeve të këtij sesioni parlamentar, kryetari i Kuvendit ka nisur procedurën për votimin e dekreteve të Presidentit për ndryshimin e Kabinetit Qeveritar. Por një gjë e tillë është kundërshtuar nga ligjvënësit e opozitës, të cilët janë ngritur në këmbë duke bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa socialistët vijojnë votimin e dekreteve.

Ndërkaq, kreu i PD-së në një prononcim pëtr mediat paralelisht me punimet parlamentare, deklaroi se ajo që po ndodh në Kuvendin e Shqipërisë, vendi po përballet me veprime diktatoriale të Edi Ramës, i cili kërkon të qeverisë sipas qejfit në shkelje të çdo procedure dhe Kushtetutës

“Për herë të parë si në kohën e Enver Hoxhës, edi Rama po mban [postin e ministrit të Jashtëm. Kjo është e papranueshme”- deklaroi kryedemokrati Basha në një komunikim me gazetarët jashtë sallës së seancës plenare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?