Tensionet në Bashkinë e Devollit, reagon Basha: Ky regjim kriminal po shkon drejt përplasjes me popullin
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për situatën e tensionuar në Bashkinë e Devollit, prej orëve të para të mëngjesit, pasi kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, ka shkuar në zyrë i rrethuar nga policia dhe Forcat Speciale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se “pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale kundër vullnetit të popullit”. Sipas tij, ky regjim kriminal e plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij.
Postimi i plotë i Bashës
Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët.

KOHA JONË SONDAZH

