FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tensioni tek “Petro Nini”, Rama: Të trishtueshme pamjet

Pas ministrit të Brendshëm, për ngjarjen e kësaj të hëne tek ”Petro Nini”, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Twitter, Rama bën me dije se ndihet i trishtuar nga pamjet e përplasjes mes policisë dhe banorëve.

Anëtarët e një familje kanë bllokuar rrugën tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, u shtrinë në rrugë pasi IKMT do t’u prishte banesën me vendim të Gjykatës, e cila ua ka kthyer truallin ish-pronarëve.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Të trishtueshme pamjet nga rruga e shtëpisë ku kërkohet ekzekutimi i një vendimi gjyqi të formës së prerë. Por e trishtueshme edhe se si Kazani i përzien gjërat pa lidhje! Qeveria s’ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet Përmbarimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?