FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia tërhiqet nga Teatri. Taktikë që të kthehen natën për ta prishur Godinën?!

Këtë të mërkurë, natën vonë, forcat e policisë janë tërhequr nga rrethimi dragonian që i kanë bërë Teatrit Kombëtar. Pas një dite tensioni dhe dhune, pas një dite ku presidenti Meta shkoi në gjykatën kushtetuese e ku dorëzoi personalisht padinë ndaj ligjit që prish Teatrin Kombëtar, pas një dite ku u dhunuan artistët dhe qytetarët mbështetës, pas një dite ku iu ndërprenë energjinë elektrike dhe i lanë pa uji të pishëm, në darkë policia u largua nga Teatri.

Por a është kjo një lojë policore që të rikthehen në mesnatë apo në orët e para të mëngjezit për ta shembur? Informacione të besueshme tregojnë se disa fadroma e mjete të tjera betonshpuese janë në gadishmeri sapo të jepet sinjali për ta shembur.

Por artistët dhe mbështetësit e tyre, aty janë, te Teatri!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?