Tërhiqet qeveria, Braçe: Milot-Balldren nuk do të bëhet

Zv/Kryeministri Erion Braçe, i ftuar në “Provokacija” në Abc News, deklaroi se koncesioni i rrugës Milot-Balldre nuk do realizohet. Numri dy i qeverisë tha se “kompania nuk iu përgjigj dot kontratës”.

Një nga kërkesat e PD është të anulohen PPP? “E ka thënë Kryeministri dhe s’dua të bie në përsëritje… kemi bërë PPP e kontrollit shëndetësor (check up). Ta anulojmë ne këtë që tek privati njerëzit e të paguajnë 340 euro. Për mua është shërbim i domosdoshëm që qytetarët duhet ta marrin falas. Kë të anulojmë PPP e sterilizimit të pajisjeve mjekësore? A e dini sa ishte numri i infeksioneve? Si do ta bëjmë të khehemi tek bisturitë e vjetra. Po hemodializa? Si t’ia bëjmë t’i lëmë njerëzit pa bërë dializën?!

A e dini sa janë të gjitha këto që po bërtet opozita? Fatura për PPP është 8.2 miliardë lekë në vit. Për çfarë po bëhet zhurma? Milot-Balldre nuk do të bëhet! Kompania nuk i përgjigjet dot kontratës. Pse e stisin për çfarë po e thonë tani? Kemi deklaruar prej 1 muaji që kjo s’do bëhet…pse po bërtasin për Milot-Balldre”, u shpreh Braçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas projektligjit të mbërritur në Kuvend për ndërtimin e këtij segmenti rrugor prej vetëm 17.2 km duhen gati 260 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?