FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tomorr Alizoti: Mandatet do digjen

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Tomorr Alizoti, i njohur dhe për qëndrimet e tij kritike ndaj kryetarit Lulzim Basha, është shprehur i bindur se Grupi parlamentar i opozitës do ta votojë propozimin e kreut demokrat për djegjen e mandateve.

Alizoti komentoi edhe qeverinë aktuale, e cila sipas tij nuk është demokratike, por një qeveri teknike nga pasi shumica e ministrave nuk zgjedhur prej popullit.

“Qeveria aktuale është teknike, është qeveria e parë në Europë që ka në përbëjen e saj njerz që nuk janë të votuar nga populli. Pra kemi një qeveri teknike brenda mazhorancës. Nuk mund të qeverisin ministra që nuk janë të votuar nga populli, kjo gjë është një grusht që i jepet demokracisë.  Në partinë opozitare ka një tentativë tashmë për t’u demokratizuar të shohim sesa do të realizohet. Në parlament ka njerëz analfabetë pse ndodh kjo? Sepse këtu janë vjedhin kutitë. Jam i bindur se Grupi Parlamentar i opozitës do ta votojë propozimin e Bashës për djegien e mandateve”, u shpreh Alizoti, i ftuar në News 24.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?