Top Channel nxjerr Njeriun e Vitit, gazetarin e njohur Marin Mema

Sondazhi traditë i Top Channel për njeriun e vitit nxorri si fitues me më shumë vota gazetarin e “Gjurmë Shqiptare” Marin Memën. Ai së bashku me shoqatën rrënjë shqiptare kanë arritur të grumbullojnë një shifër të konsiderueshme parash për të ndihmuar të pastrehët e tërmetit.

Lista pason me vendin e dytë Elvis Nacin, imamin që drejton fondacionin bamirës Firdeus dhe që ka arritur të mbledhë disa miliona euro për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara.
Në vendin e tretë është renditur Luan Kapaj, zjarrfikësi hero nga Vlora që shpëtoi jetën e dy personave nën rrënojat e Pallatit 6 katësh.
Në listën e propozuar nga Departamenti i Informacionit të Top Channel kanë qenë edhe Alvin Berisha, vogëlushi i mbetur i burgosur në kampin famëkeq të AL Howl në Siri pasi nëna e tij u vra. Arben Cara, zjarrfikësi që humbi 7 familjarë në Thumanë, teksa ishte në krye të detyrës duke shpëtuar jetë në ish hotelin Vila Palma në Durrës. Luljeta Bozo, profesoresha e inxhinierisë që i dha dritë e shpresë shqiptarëve. Arbër Hajdari, drejtues i Fundjave Ndryshe .

Nga Kosova kemi zgjedhur fituesin e zgjedhjeve të fundit, Albin Kurtin kreun e Vetëvendosjes. Po ashtu Serena Leka, shqiptarja që mori çmimin e parë në samitin botëror të inovacionit. Dua Lipa, shqiptarja e parë që fitoi çmimin Grammy apo Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila vizitoi Shqipërinë pas tërmetit dhe premtoi rindërtimin e dy shtëpive dhe një shkolle.
Këto janë shifrat finale të votimit të publikut për Njeriun e Vitit:
Një pjesë e mirë e propozimeve tona u përcaktuan sidomos pas ngjarjes më tragjike të vitit, tërmetit të 26 Nëntorit. Prandaj edhe shqiptarët e propozuar janë nga treva të ndryshme, ashtu sikurse solidariteti dhe ndihma ishte e madhe përgjatë gjithë kësaj periudhe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?