“Toyota Yaris”, Basha: Taulant Balla duhet ishte sot në pranga
Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka shkuar mëngjesin e sotëm në Prokuroria e Krimeve të Rënda për të deshmuar për çështjen “Toyota Yaris.”
Gjatë dëshmisë së tij ishin të pranishëm edhe prokurorët belgë, të cilët mbërritën ditën e djeshme në Tiranë për të hetuar këtë çështje.
Pas dhënies së dëshmisë, kreu i PD-së u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ku ndër të tjera ka dekluar se “Taulant Balla duhet të ishte sot në pranga. Kam dhënë më shumë informacione sesa janë bërë publike deri më sot.
Morali i vetëm i Edi Ramës është paraja. Çdo qindarkë e vjedhur, do të gjurmohet nga qeveria e PD. Edi Rama është një hajdut psiqik që ka vetëm një ideal, një aspiratë, një moral: paranë. Për para po grabit dhe shet gjithë Shqipërinë. Për para bën aleancë me krimin dhe me çdo kënd. Ne do ta ndalim. Ne do të ndjekim dhe gjurmojmë çdo qindarkë që Edi Rama dhe kriminelet po mundohen të futin në ekonomi.
Çdo koncesion, çdo ndërtim, çdo kontratë do të gjurmohet për çdo qindarke, si për ata që e kanë dhënë edhe ata që e kanë marrë.
Lufta kundër pastrimit të parave do jetë prioritet kombëtar”.
KOHA JONË SONDAZH

