Truproja i këngëtares Elvana Gjata, Mervjol Bilo i specializuar si komando
Burimet mediatike tregojnë se Elvana Gjata ka ikur jashtë shtetit, pas masakrës në ish-bllok. Truproja i këngëtares Elvana Gjata, Mervjol Bilo, i shpallur prej mbrëmjes së të enjtjes në kërkim, ishte komandoja e Forcave Speciale dhe një specialist qitjeje.
Më poshtë do t’ju sjellim videon e 41-vjeçarit regjistruar dy vite më parë për emisionin “Zoom in”.
Është kjo një intervistë e Mervjol Bilo dhënë në kuadër të një reportazhi për forcat komando.
Ndër të tjera, ai tregon aty edhe tiparet e një qitësi të mirë: preçizion dhe shpejtësi.
Duket se të dyja këto aftësi, Bilo i ka shfaqyr edhe natën e konfliktit, ku vrau një person dhe plagosi dy të tjerë.
Sipas mediave që citojnë burime të ndryshme, komandoja ka ndërhyrë në konfliktin mes Ervin Mata, i fejuari i këngëtares dhe viktimës Fabian Gaxha.
Mervjol Bilo është vleresuar veçanërisht me nota maksimale si nga shteti shqiptar dhe nga aleatet si dhe nga SHBA-ja per nje mision sekret ne vitin 1998 ne zonen mes Malit te Zi dhe Kosoves per marrjen e CD-ve te avionit vezhgues te rene ne kete zone malore. Ai ështe njeri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marr pjese ne misione paqeruajtese ne Republiken e Chadit ne Afrike, Irak e Afganistan.
I stervitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe me pas pjese e kompanie luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e ne vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike ne zona te nxehta te luftineve ne Afganistan..
Sipas burimeve nga Ushtria, Mervjol Bilo eshte specialist xhenio, zhytje, qitje, dhe ka qene pjestar i kompanise se pare antiterrorr ne Forcat e Armatosura.
KOHA JONË SONDAZH

