FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tuz, zgjedhjet/ Shqiptarët në avantazh, nisin festimet me flamuj kuq e zi

Në pritje të rezultatit zgjedhor, në rrugët e Tuzit shqiptarët kanë nisur festimet me bori makinash dhe flamuj kuq e zi.

Mediat shqiptare, që po ndjek procesin e numërimit të votave raportojnë se në disa qendra votimi ku ka nisur numërimi i votave, koalicioni i partive shqiptare është në avantazh. 7 qendrat e para nga 30 vendvotime janë numëruar sipas të dhënave paraprake.

Gjatë ditës nuk kanë munguar dhe tentativat e blerjes së votës. Në një video të siguruar nga Ora News një person i komunitetit rom thotë se i kanë ofruar 50 euro për të votuar kandidatin e partisë së Gjukanoviç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procesi në rajonin me shumicë shqiptare nisi në orën 7 të mëngjesit dhe u mbyll në orën 20. Të drejtë votimi kishin 11900 banorë. Pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 64%.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?