FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Edi Rama përgënjështron: Jam në Surreli pedhaqia!

Gjatë dy ditëve të fundit në media është përfolur gjatë se Kryeministri Edi Rama pas pushimeve në jug të vendit, ndodhet në Greqi.

Me një gjuhë ironike, ai është përgjigjur mesnatën e lënë pas, duke sqaruar se ndodhet në Surrel.

“Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani, isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi? Jo në Greqi, po askund përveçse në Shqipëri, s’kam bërë e s’bëj pushime si Kryeministër, qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X!”, shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej sqaron që jo vetëm për të, por edhe për ministrat, lëvizja për pushime është e kufizuar brenda Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë drejtim thotë se, “Madje që ta merrni vesh me këtë rast, meqë s’e dini akoma (sepse gjërat kuptimplota në përgjithësi, e ato të qeverisjes në veçanti s’para ju interesojnë): Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat! Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?