FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U vendos: Kongresi i PS më 19 mars

Pas mbledhjes së paradites të grupit parlamentar të PS, ku nuk kanë munguar kritikat për mosbajtjen e zgjedhjeve, pasdite Kreu i PS Edi Rama ka zhvilluar një takim me koordinatorët. Pas takimit Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla njoftoi se është caktuar një datë për zhvillimin e kongresit.

“Në 90 përqind të territorit të Shqipërisë, Partia Socialiste ka përmbyllur zgjedhjet për kryetarët e organizatave të partisë dhe në shkurt jemi të gatshëm që të nisim procesin e zgjedhjes së delegatëve të Kongresit. Do të kemi një proces votimi “një anëtar, një votë” për delegatët dhe brenda muajit shkurt do të jemi gati që të zhvillojmë kongresin. Tashmë mund të themi edhe që ka një datë për këtë dhe ajo do të jetë 19 mars 2016”, tha Balla.

Deputeti socialist nuk ju përgjigj pyetjes së gazetarëve për kritikat e deputetit Ben Blushi, por shtoi se se PS bëhet forca e vetme politike në vend që ka një regjistër dixhital për anëtarësinë e saj, ndërsa tha se në disa zona të vendit, strukturat e partisë u janë nënshtruar një rinovimi tërësor. Balla shpjegoi edhe arsyet e vonesës së kongresit, i parashikuar fillimisht në fund të muajit janar. Ai tha se procesi i anëtarësimeve dhe fluksi bënë të nevojshme shtyrjen e tij me disa javë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?