“Unaza”, Veliaj: Zhgënjyese nëse vemi nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë!
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas qëndrimit të Presidentit Ilir Meta për të anuluar projektin e Unazës së Re.
Në një postim në twitter, Veliaj thotë se do të ishte zhgënjyese nëse vemi nga Presidenti anti-lodra, tek ai president anti-rrugë.
“Familjet pa strehë apartament falas. 10 PDV hartuar me kerkese banoresh për ndërtime në unazë. Shpronësim 100%. Kompanitë hileqare ne arrest. Unaza i duhet Tiranës. Do qe zhgënjyese nëse vemi nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë!”– shprehet Veliaj.
Ndërkohë në një tjetër postim, Veliaj shkruan:
“Çdo dite, për orë të tëra, bllokohen në Unazën e Re nga protestat me djegie gomash e hunjsh dhe grupseksionet e dhunshme të PD Kamëz 99% e qytetareve të Tiranës që as kanë zaptuar e as bëjnë lojra politikë. Nëse Presidenti inkurajon këtë 1% të hurit e zjarrit, kot që flasim.”
KOHA JONË SONDAZH

