Urdhri i Ramës: Godisni të fortët

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga mbledhja me drejtuesit e policive vendore se akuzat dhe balta e hedhur ndaj uniformave nuk duket të pengojë punën dhe qëllimin e tyre.

Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe tek vrasja në Bllok, ndërsa theksoi se Policia e Shtetit duhet të godasë të gjithë të fortët dhe kundërvajtësit: “Kam kërkuar sot, që të flas me ju dhe përmes ju me të gjithë punonjësit e Policisë së shtetit. Po kalojmë një moment kur mbi publikun, e për fat të keq edhe mbi Policinë e Shteti është marrë një fushatë shpifjesh të rrezikshme”, tha fillimisht Rama

Rama theksoi se shpifjet dhe dallditë e këtij lloji nuk duhet të pengojnë apo të ulim ritmin dhe punën e uniformave, por përkundrazi kjo të shërbejë si motivim shtesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bota i njeh si Fake News që përhapen. Lajmi i rrem, shpifja ka qenë me ne në faqet e gazetave dhe në mediat tradicionale. Kam ardhur këtu, sepse dalldia e shpifjes nuk duhet të ndikojë në asnjë mënyrë në punë tuaj.Fëlliqësitë e hedhura mbi uniformat e tuaja, nuk duhet t’u shpërqendroje nga misioni dhe qëllimi i këtij trupi. Që nga të fortët e llojit, që sollën përgjakjen e bllokut në Tiranë, e deri tek ata kundra-vajtësit që shkelin rregullat”, shtoi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?