Vangjel Tavo: Asgjë nuk e ndal ndryshimin e madh të 25 prillit!

LSI ka prezantuar sot kandidatët për deputetë në Qarkun e Elbasanit. Drejtuesi i LSI në këtë qark, Vangjel Tavo shprehet se në 8 vite ky qark është varfëruar dhe lënë jashtë vëmendjes. Ai thotë se më 25 prill, qytetarët do të vendosin për zhvillimin e Gjirokastrës.

“25 prilli nuk është thjesht një ditë zgjedhjesh – është ZGJIDHJE për qarkun e Gjirokastrës dhe mbarë  vendin. Më 25 prill ose shkojmë më thellë greminës ose nisim të rrisim mirëqenien e familjeve të thjeshta. Dhe zgjedhja e familjeve të thjeshta do jetë e ardhmja dhe jo e shkuara”,- shprehet Tavo në mesazhin e tij.

Mesazhi i Vangjel Tavos në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Asgjë nuk e ndal ndryshimin e madh të 25 prillit!
25 prilli nuk është thjesht një ditë zgjedhjesh – është ZGJIDHJE për qarkun e Gjirokastrës dhe mbarë vendin.
Më 25 prill ose shkojmë më thellë greminës ose nisim të rrisim mirëqenien e familjeve të thjeshta.
Dhe zgjedhja e familjeve të thjeshta do jetë e ardhmja dhe jo e shkuara.
Në 8 vite të Rilindjes, Qarku i Gjirokastrës më i varfër dhe mjeruar se kurrë
Janë larguar banorët, shpopullim për shkak të varfërisë. Papunësi ekstreme. E lanë Gjirokastrën një bombë biologjike gjatë pandemisë.
E kthyen Gjirokastrën qëllimisht në një xhep gjeografik.
Unë jam përkushtuar personalisht për ngritjen e sa më shumë institucioneve dhe drejtorive në qarkun tonë në mënyrë që zona të zhvillohej dhe të kishte punësim
Por Rilindja Largoi:
Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë – Drejtorinë Rajonale të Arsimit – Arkivin; Inspektoriatin Shtetëror Teknik Industrial – Drejtorinë e Peshëmatjeve (DPM) – Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit (ISHMPUT), – shërbimin e Extensionit (këshillimit të fermerëve)
Së fundmi Spitalin në Gjirokastër duke e kthyer bashkiak – Po planifikohen dhe institucione të tjera që do t’ia heqin Gjirokastrës si Gjykata e Apelit, etj.
Ky është plan papunësie dhe izolues.
Qarku i Gjirokastrës nuk mund të shndërrohet në një xhep e provincë të humbur.
Unë premtoj publikisht dhe do e mbaj atë fjalë për fjalë, që do i kthej të gjitha institucionet e larguara në qarkun e Gjirokastrës dhe të rikthehen vendet e punës që i takojnë këtij qarku.
Jo vetëm kaq – do hapim vende pune për profesionistët – ata me arsim profesional, – sa më shumë vende pune për të gjitha kategoritë që familjet të dalin nga varfëria.
Asnjë punonjës i administratës nuk do largohet nga puna – por vetëm ata që u bëjnë presione dhe shantazhe për vota.
U bëj apel socialistëve të thjeshtë – mos lejoni t’ju fyejnë më – bashkohuni me ne. Rilindja nuk përfaqëson familjet e thjeshta por vetëm oligarkët.
Dilni të gjithë e votoni më 25 prill.
Mos votoni deputetët turistë që nuk ju njohin as emrin e jo më hallet tuaja. Ata vijnë vetëm çdo 4 vjet për t’ju gënjyer e marrë votën pastaj ju harrojnë.
25 prilli është ditë ku shprehet zemërimi i vuajtjes suaj.
Por edhe dita për të ndërtuar të ardhme më të mirë me më shumë punësim, zhvillim dhe mirëqenie.
Vangjel Tavo

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?