FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Dosja 339, prova shkatërruese e zgjedhjeve

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një deklarate për mediat ka denoncuar vjedhjen e votave në Shqipëri. Vasili deklaroi se shit-blerja e votave në vendin tonë ka shkatërruar njëherë e përgjithmonë sistemin e zgjedhjeve të lira e të ndershme e se me këtë sistem, opozita nuk ka sesi të hyjë në zgjedhje.

”’Opozita e bashkuar ka denoncuar fuqishëm shit-blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017. Vetëm PS kishte zero pretendim. Kryeministri i prodhuar me votat e kriminelëve në 2017 nuk pati asnjë lloj pretendimi për zgjedhjet dhe shit-blerjen e votës, sepse ishte frymëzuesi dhe përfituesi i vetëm i saj. OSBE -ODIHR e ka vlerësuar se zgjedhjet janë vjedhur e këtu mbytet liria politike. Dosja 339 është një turp për atë se në këtë vend kriminelët kanë vendosur për gjithçka. Kryeministri del publikisht dhe mashtron pa pikë turpi. Ne i kemi denoncuar dhe do të vazhdojmë të denoncojmë aferat korruptive të kësaj qeverisjeje të marrë fund”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?