Vasili: E thotë Gjermania, Rama mbron Tahirin dhe drogën
Pas qëndrimit që mbajti eurodeputeti gjerman Thorsten Frei, se ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duhej hequr imuniteti si deputet, ka reaguar Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili shkruan në facebook se Edi Rama u bë bllok dhe mbrojti Tahirin, duke lënë Shqipërinë jashtë Europës. Më tej Vasili thekson se Rama e mbron me çdo mjet krimin dhe drogën, dhe la Shqipërinë jashtë Europës sepse Tahiri dhe droga janë kryesore.
”Ky kryeministër e mbron me çdo mjet krimin dhe drogën, tani pas fjalëve të Frei këtë e ka të qartë edhe shqiptari më i fundit. Kryeministri e la Shqipërinë jashtë Europës sepse Tahiri dhe droga janë kryesore, kurse Shqiperia është përtej fundit për të. Kjo ka vetëm një emër tradheti e lartë ndaj interesave strategjike të vendit”,-shkruan Vasili.
Statusi i plotë
Kryeministri mbrojti Tahirin dhe la Shqipërinë jashtë Europës. Deputeti gjerman Thorsten Frei e tha shumë shumë qartë “duhej hequr pa diskutime imuniteti i Tahirit”.
Kryeministri u bë bllok dhe e mbrojti bashkë me të tijtë, Tahirin duke u vendosur kundër Europës, Gjermanisë dhe shqiptarëve.
Ky kryeminister e mbron me çdo mjet krimin dhe drogën, tani pas fjaleve të Frei këtë e ka të qartë edhe shqiptari më i fundit.
Kryeministri e la Shqipërinë jashtë Europës sepse Tahiri dhe droga janë kryesore, kurse Shqiperia është përtej fundit për të. Kjo ka vetëm një emër tradheti e lartë ndaj interesave strategjike të vendit.
KOHA JONË SONDAZH

