FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Edi Rama, shkollëpak, mediokër dhe i paaftë; kështu e njohin shqiptarët

Nga Petrit Vasili

Trajektorja fatale nga Shkollëpak në Bablok! Trajektore me të pështirë se sa kjo e Edi Ramës as është parë, por ju sfidoj të gjithëve kur ju them që as do të shihet.

Shkollëpak, mediokër dhe i paaftë pa shërim për punët e shtetit, ky është fiksuar përfundimisht Edi Rama në memorjen e shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një njëri që grin fjalë papushim, llogje u thotë populli më thjeshtë, ky ka qenë Edi Rama në veshët e njerëzve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pa vizion, inatçor provincial dhe hakmarrës kaq ishte gjithçka që Edi Rama mund t’u ofronte shqiptarëve.

Për fat keq principi i kompensimit nuk mund të ishte më mizor se kaq me Edi Ramën.

Mendjengushtësinë, padijën, karakterin e dobët dhe pasigurinë, që të jep injoranca ky u rrek ta kompensojë në menyrën më të trashë të mundshme ndaj u kthye ne bablok.

Mbase më të saktë në të kuptuarit e Edi Ramës ishin malavita me përfaqësuesit e vet sepse e pagëzuan shkurt e qartë si bablok.

I futur nën ombrellën e krimit babloku mendonte se ishte me i mbrojtur nga shiu i arsyes dhe logjikës.

Babloku mes krimit vriste frikërat e shumta komplekse, që veç rëndohen dhe nga të cilat çlirimi është i pamundur.

Bablokut nuk i duhej gjuha e mençur aspak, por i mjaftonte shumë vulgaritet nga ai me kutërbuesi për t’u ndjerë pjesë dhe përfitues kryesor i krimit dhe i ngjashëm me të.

Si bablok qeveriste më rehat të tijtë se nuk merej fare me ta, por ia jepte krimit ti përdorte dhe t’ia kthente sërish në zyrat e tij shtetit ndonëse të përlyer shumë rëndë.

Nën çadrën e krimit babloku mbrohej më mirë nga shkollëpakësia sepse i duhej shumë pak shkollë dhe shumë shpërdorim i shtetit për të siguruar para pa fund dhe pushtet me bollëk.

Bablokut nuk i duhet vizion por vetëm kurajo idiote për të zhbërë deri në fund shtetin dhe njerëzit për interesin e vet.

Shkurt trajektorja fatale e këtij njeriu është nga një shkollëpak në një bablok. Nuk është trajektore për t’u pasur zili….por nuk është kurrsesi për t’u mëshiruar….kurrsesi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?