FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Kolapsi i sistemi, qeveria u thotë shqiptarëve se do dalin në pension 70 vjeç

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili e ka cilësuar skandaloze situatën me fondin e pensioneve në vend. Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se qeveria parashikon që shqiptarët të dalin në pension vetëm në moshën 70 vjeçare. Sipas tij, kjo është konfirmim i shkatërrimit të fondit të pensioneve.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

“Mosha 70 vjeç dhe fondi pensioneve drejt kolapsit te paralajmëruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria thote,qe shqiptaret do dalin 70 vjec ne pension. Qeveria nuk e ka problem,qe njerezit te dalin edhe 100 vjec se ngaqe nuk ben vete asnje gram pune nuk i kupton dot njerezit,qe punojne.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por shume me rende se kjo eshte shkaterrimi i fondit te pensioneve per shkak te zvoglimit te frikshem te kontributeve. Qeverise nuk ja ndjen fare per katastrofen dhe kolapsin e fondit te pensioneve qe eshte te pragu i deres.

Qeveria megjithe kryeministër kane merak te zhvasin koncesionet dhe te ikin nga syte e kembet,pa le te bjere ne shesh skema e pensioneve dhe le te mbeten pa buke qindra mijra njerez ne momentin me delikat e me te veshtire te jetes time.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?