Vasili: Kriza duhet zgjidhur sot, për të mos u bërë peng i saj nesër

Nga Petrit Vasili:

Kriza duhet zgjidhur sot, për të mos u bërë peng i saj nesër!

Kriza politike ka hyrë tani në momentin më destruktiv të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo ditë po prodhon ngjarje nga më të rëndat, të cilat po hedhin në tokë edhe bullonat më të fundit të shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rilindja e kapur për grykë nga interesa të renda kriminale dhe financiare, ka kapur shtetin dhe po zhbën me shpejtësi grimcat e fundit të shtetit të mbetur, thjesht e vetëm për të ruajtur pandëshkueshmërine ndaj saj.

Drejtesia e kapur nga rilindja po e zhbën edhe ajo shtetin në mënyrën më të keqe duke mbrojtur si kamikaze e vërtetë pandëshkueshmërinë e kryeministrit e qeverisë, dhe në të njëjtën kohë po godet, shantazhon e dënon qytetarët e thjeshtë.

Në një vend normal, në një shtet normal dhe në një politikë normale mekanizmat e daljes nga kriza mund të jenë shumë.

Ndërsa në një Shqipëri të pushtuar nga një kryeministër e qeveri, pjella dhe shërbyes të antiligjit nga njëra anë dhe opozitës së vendosur në mënyrë të detyruar në ekstremin tjetër, zgjidhja është vetëm e vetëm një: zgjedhje të lira e të ndershme sa më parë dhe ku gur themeli për to mbetet 13 tetori.

Këtë agoni politike ku lëngon Shqipëria shumë pak gjë e ndan nga vdekja përfundimtare e shtetit dhe e vetvetës.

Ndaj edhe aksioni edhe kërkesa, edhe veprimi kanë vetëm një emër: zgjedhje me standarte,
gjithëpërfshirëse dhe mënjëherë.

Shqiptarët i njohin shumë mirë grabitqarët dhe dhunuesit e ligjit që kanë marrë peng qeverisjen e vendit.

Opozita ka sot një, vetëm një alternative, zgjedhjet e menjëhershme.

Cdo mik serioz dhe i përgjegjshëm i Shqipërisë, që do të investohej në funksion të kësaj zgjidhjeje vetëm duhet mbështetur fort dhe pa asnjë paragjykim.

Agonia duhet të marrë fund.

Shqiptarët kërkojnë ringritjen e shpejtë dhe optimiste dhe jo zvarritjen nëpër gërmadhat pa shërim që një krizë shkatërruese lë nga pas, të izoluar nga Europa dhe bota, të zhytur në borxhe dhe rrënim financiar.

Kjo është një kosto e tmerrshme, që duhet ndalur sot, për të mos u bërë peng i saj nesër.

Ta fillojme nga 13 tetori si guri kilometrik i rrugës së re të ringritjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?