Vasili: Kryeministri ja dha Cakës, dashuri e vërtetë
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar me tone ironike delegimin që kryeministri Edi Rama bëri me Ministrinë e Jashtme, duke ja dhënë zv/ministrit edhe të propozuarit për Ministër të Jashtëm, Gent Cakajt. Vasili thotë se Rama ja dha Cakës, dhe për të kjo është një dashuri e vërtetë.
Komenti ironik i Vasilit
Kryeministri ja dha….Cakës. Hallall. Kjo është dashuri e vërtetë!
Më tej, ka qënë ish-ministrja e Intergimit, Klajda Gjosha ajo që komentoi dorëzimit e detyrës nga Rama. Gjosha u shpreh se akti i kryeministri është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën.
“Unë nuk e di a ka mbetur më ndonjë fije ndërgjegje në këtë vend! Unë nuk e di a ka më ndonjë përfaqësues shtetëror që të ketë pak personalitet dhe dinjitet!Nuk e di nëse ekziston më respekti për veten! Akti i sotëm i Kryeministrit me kalimin e përgjegjësive të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, është një akt që tregon edhe një herë përpëlitjet e fundit të një diktatori të sëmurë për pushtet!,”- komentoi Gjosha.
KOHA JONË SONDAZH

