Vasili: Lleshaj armik i qytetarëve, Policia pranon helmimin

Petrit Vasili ka reaguar sërisht për qëndrimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur me protestat e opozitës. Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, thotë se Policia e Shtetit kërkon ndjesë për helmimin e protestuesve, kurse Lleshaj sipas tij, thotë se zbatoi ligjin.

”Ky ministër armik i qytetarëve, ka mjaft pararendes, që kanë pasur një fund të hidhur. Mbi këtë ministër rëndon shëndeti i dëmtuar dhe toksikacioni neurologjik, kardiorespirator dhe metabolik i mijëra qytetarëve të helmuar të trajtuar si armiq. Pasojat e dëmtimeve mbi shëndetin janë të rënda dhe afatgjata”.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia kerkon falje per helmin, ndersa Lleshaj na flet per ligjin, tamam si nje armik i qytetareve. Ministri Lleshaj eshte shfaqur si nje armik i ligjit dhe qesharak tragjik ne idiotesite qe thote. Policia e Lleshajt kerkon ndjese edhe me leter me shkrim bile, sepse helmoi gjysmen e Tiranes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurse Lleshaj thote se paska zbatuar ligjin. Po Rezoluten e BE per dhunen e policise e lexon ky i marrë dhe injorant. Apo shqiptaret nuk jane europiane, nuk jane njerez. Budalleku kriminal i ministrit eshte ne kulmin e vet, sepse ndersa policia e tij pranon publikisht krimin e helmimit te mijra qytetareve, ky i çmendur duke perdhosur detyren na thote se zbatoi ligjin.

Ky minister armik i qytetareve, ka mjaft pararendes, qe kane pasur nje fund te hidhur. Mbi kete minister rendon shendeti i demtuar dhe toksikacioni neurologjik, kardiorespirator dhe metabolik i mijra qytetareve te helmuar te trajtuar si armiq. Pasojat e demtimeve mbi shendetin jane te renda dhe afatgjata.

Por edhe po kaq afatgjate do te jete edhe urrejtja e mijra njerezve mbi kete minister, qe as per hipokrizi nuk shpreh pendese apo se paku te beje ate qe beri policia per te lare gojen. Ky Lleshaj, ministër i Brendeshëm, 26 shkurtit 2019 njelloj si ata te 2 prillit 1991 nuk kane mundur te ndalin absolutisht asgje por thjesht kane damkosur e perdhosur perjetesisht vehten dhe partite,qe i kane vendosur, si dhe kane e do te kene perjetesisht nje llogari te hapur me qytetaret.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?