Vasili: Mashtrimi i turpshëm i Ramës me spitalin e ri të Fierit!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar kryeministrin Edi Rama për tallje me qytetarët lidhur me projektin e spitalit të ri në Fier.

“Mashtrimi i turpshëm i Ramës me Spitalin e ri te Fierit! Spitali i ri i Fierit ishte projektuar të ishte së paku një spital normal. Por u katandis në një spital fushor lufte, si një stalle bagëtish. Edi Rama shkel mbi shëndetësinë, që të mashtrojë e të bëjë fushate dhe degradon çdo gjë. Fotot flasin vetë shumë qartë dhe askush nuk mbyll dot sytë përpara tyre”,- shprehet Vasili në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?