Vasili: Nuk u shpëton as fustani i Ruçit dhe as brekushet e Ramës

Zyrtari i lartë i LSI-së, Petrit Vasili, ishte i ashpër në deklaratat e tij para protestuesve të mbledhur para Kuvendit.

Duke ju referuar deputetëve të mazhorancës,Vasili tha se ata janë fshehur në Kuvend si minj, por shtoi se as fustani i Gramoz Ruçit dhe as brekushet e kryeministrit Rama nuk i shpëtojnë dot nga populli.

Vasili: Këtu është populli atje janë minjtë, janë mbledhur si minj dhe duhet të dalin si minj. Po i presim. Çfarë do të bëjnë, do të flenë aty? Këtu do të kalojnë, por këtu nuk do të kalojnë dot. Se këtu është populli, këta i janë fshehur popullit, të fshehur pas fustanit të Gramoz Ruçit.As te fustani i Gramoz Ruçit, as te brekushet e Edi Ramës nuk i shpëton dot njeri.Te brekushet e Edi Ramës që janë ashtu me erë siç i dini.Sot është dita që populli të thotë fjalën e tij dhe do ta pastrojë atë parlament nga ata minj që e kanë qelbur dhe e kanë ndyrë.Aty do të jetë vendi i fjalës së lirë, vendi i fjalës së popullit dhe jo vendi i atyre që e bënë pis atë parlament. Asnjë hap pas derisa Edi Rama jo të ikë por të shporret. Edi shporru!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?