Petrit Vasili: Prokuroria dhe Kryeministri, puç kundër popullit
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili akuzon institucionin e Prokurorisë së po tenton një puç kundër të drejtave të njeriut të qytetarëve shqiptarë, në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.
Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se kryeprokurorja Arta Marku do të përgjigjet për të gjitha shkeljet ligjore.
Vasili krition direkt qëndrimin e kryeprokurores Arta Marku, e cila sipas tij, po firmos çdo akuzë politike për interesa të Edi Ramës. “Arta Marku nuk shpëton dot as sot as kurrë nga përgjegjësia shumë e rëndë e bllokimit të marrjes i pandehur të Edi Ramës, që gjoja beri ekspertizën e audiopërgjimit të Agron Xhafes katër muaj para saj. Përpara këtij puçi populli nga sot ka të gjithë të drejtën ta godasë Kryeministrin dhe kryeprokutoren si ta gjykojë ai dhe gjyqi i tij është pa shpëtim, legjitim dhe i pashmangshëm”,- deklaron Petrit Vasili.
Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:
“Prokuroria zorra qorre e kryeministrit puç kundër popullit, që do ti trajtoje te dy si puçistë.
Shqipëria po përballet haptazi me një puç të qeverisë dhe kryeministrit të krimit kundër drejtësisë, kundër sigurisë vetiake dhe të drejtave e lirive minimale të qytetareve, hapur në mbrojtje të kriminelëve dhe banditëve.
Prokuroria e shndërruar në zorrën qorre të kryeministrit është tashmë haptazi bashkëpjesëmarrëse dhe instrument i puçit.
Kryeministri bandit tashme edhe kryeprokuror ka sekretare Arta Markun, që vetëm zbardh vendimet e tij, duke marrë përgjegjësi penale dhe publike shumë të rënda mbi vete.
Arta Marku nuk shpëton dot as sot as kurrë nga përgjegjësia shumë e rëndë e bllokimit të marrjes i pandehur të Edi Ramës, që gjoja beri ekspertizën e audiopërgjimit të Agron Xhafes katër muaj para saj.
Përpara këtij puçi populli nga sot ka të gjithë të drejtën ta godasë Kryeministrin dhe kryeprokutoren si ta gjykojë ai dhe gjyqi i tij është pa shpëtim, legjitim dhe i pashmangshëm.
Edi Rama dhe Arta Marku duhet ta kenë shumë mirë parasysh gjykimin e popullit, që për kushtetutë ka vullnetin e tij për të asgjësuar puçin, që po i behet lirisë së tij.
Puçistët përjetësisht dhe pa asnjë përjashtim kanë pasur të njëjtin fund tragjik të njëjtë”.
KOHA JONË SONDAZH

