FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili publikon VIDEON që “s’ka nevojë as për prokurorë”: Pse gënjyen kryetari i Bashkisë së Krujës dhe zv.Kryeministri?

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili publikon një video me deklaratat kontradiktore të zëvendëskryeministrit Erion Braçe dhe kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi lidhur me dëmet dhe pasojat vdekjeprurëse që u shkaktuan nga tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë.

Në reagimin e tij, Vasili thekson se viktimat e Thumanës akuzojnë publikisht njerëzit e pushtetit që gënjyen për rastin e Thumanës.

Nga ana tjetër, Vasili thekson se gjithashtu edhe heshtja e prokurorisë e cila nuk i thërret këta zyrtarë në hetim, është bashkëfajësi e rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Vasilit

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktimat e Thumanës akuzojnë.

Njerëzit e pushtetit gënjyen për Thumanën.

Pse gënjyen?

Kush gënjen, Kryetari i Bashkise apo Zv.kryeministri?

Pse nuk i thërret prokuroria këta?

Pse nuk pyeten, hetohen, procedohen nga prokuroria?

Apo kjo është “prokuroria që duam” sipas rilindjes?

Heshtja e prokurorisë bashkëfajësi e rëndë.

Shiheni VIDEON flet vetë…..dhe në të vërtetë është aq e thjeshtë sa s’ka nevojë as për prokuror.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?