Vasili: Rama gati të japë kufijtë e Kosovës, si koncesionet në vend
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili akuzon se kryeministri Edi Rama, është pro ndarjes së kufijve Kosovë-Serbi. Përmes një postimi në facebook, ai tha se Rama është i gatshëm, siç ka bërë me koncesionet në Shqipëri. ”Në mendjen e Edi Ramës është e pakuptueshme se si Trepça dhe Ujmani si pasuri kolosale të mos jepen me koncesion dhe të grabiten në mënyrë të pamëshirshme prej tij dhe çdo hajduti tjetër këndej e andej kufirit”,-shkruan Vasili.
Postimi i plotë
Edi Rama tashme publikisht u deklarua si armik i betuar integritetit teritorial dhe kushtetues te Kosoves te fituara me sakrifica çnjerezore pas dekadash te tera perndjekjeje, masakrash e lufterash pa fund.
Ndonese s’ka asnje tager te flase per token e Kosoves, Edi Rama ne funksion te detyrave, qe merr nga pjeset me te erreta dhe te egra antishqiptare shfaqet si kamikaz antiKosove. Ne mendjen e Edi Rames eshte e pakuptueshme se si Trepça dhe Ujmani si pasuri kolosale te mos jepen me koncesion dhe te grabiten ne menyre te pameshirshme prej tij dhe cdo hajduti tjeter kendej e andej kufirit.
Shqiperia ka qene ne shekuj e palekundur ne krah te Kosoves ne cdo hall te madh te saj.
Eshte hera e pare qe nje renegat ne krye te qeverise se Shqiperise merr misionin te demtoje dhe zhbeje Kosoven. Asnje shqiptar i vetem nuk eshte ne krah te Edi Rames ne axhenden e tij te ndyre anti-Kosove. Ne 16 shkurt cdo qytetar proteston per veten dhe sivellain e tij ne Kosove. 16 shkurti eshte me shume se mision,me shume se detyre,me shume se patriotizem.
KOHA JONË SONDAZH

