Vasili-Ramës: Dhunove kushtetutën për oligarkët, tani ke surrat e flet për Presidentin
Nga Petrit Vasili
Edi Rama dhunoi kushtetutën, nenin 155, për oligarkët, tani ka surrat e flet për Presidentin.
Edi Rama ky zorrë qorrë e oligarkëve, u përgjysmoi atyre tatim fitimin nga 15% në 8 %.
Për këtë dhunoi kushtetutën, pikërisht nenin 155 të saj, kur i dha ligjit fuqi prapavepruese.
Ja çfarë thote kushtetuta:
Neni 155
“Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese”.
Për hir të pazarit të madh të bërë më parë me oligarkët, ata vetë i shkruan edhe ligjin, dhe Edi Rama shkeli kushtetutën si asnjë kryeministër tjetër, kurrë ndonjëherë më parë në pluralizmin shqiptar.
Ky kryeministër është rasti i zi kur padija, ligësija dhe babëzija bëhen bashkë.
Edi Rama ky gdhë kryeminister, u qurreps dje para parlamentit,u vetpropozua për ministër si budalla që është, dhe na trembi shumë kur tha se do të padiste Presidentin meqë nuk i dekretoi një farë Gent Caka.
Po përse do ta padiste?
Sepse Presidenti e zbatoi kushtetutën pikë për pikë dhe nuk e shkeli si ky argati i oligarkëve.
Sepse Presidenti legenave të propozuar për ministër, qe s’njohin ligj e atdhe, në zbatim të kushtetutës u tha: Stop.
Sepse dhunuesve ordinerë të kushtetutës si Edi Rama u tregoi se kushtetuta është e para dhe e paprekshme.
Ky kryeminister është edhe dhunues i kushtetutës, edhe argat i oligarkëve, edhe i sëmurë psiqik.
Ndaj ai e ka zgjedhur fatin e tij, që të mbyllet edhe në burg edhe në psikiatri.
KOHA JONË SONDAZH

