Vasili reagon pas deklaratës së Ballës dhe vendimit të PS: Rilindja për faqe të zezë

“Rilindja per faqe te zeze, do qe te behet edhe Gjykate Kushtetuese!”. Keshtu shkruan ish-deputeti i LSI-se, Petrit Vasili ne reagimin e tij pak pas deklarates se kreut te grupit te PS-se, qe njoftoi se i eshte dporezuar Kuvendit kerkesa me firmat e 55 deputeteve te PS per shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Rilindja për faqe të zezë, do që të bëhet edhe Gjykatë Kushtetuese!!

Swiss Digital Desktop Reklama

Rilindja është katandisur “O lale kros o lale kros vetë shkruan e vetë vulos”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rilindja vendos edhe për zgjedhjet dhe interpreton kushtetutën dhe merr vendime në emër të Gjykatës Kushtetuese të cilën po vetë e sabotoi, e shkatërroi dhe nuk e ngriti.

Disa fakte.

Rilindja qan për mandatin 4 vjeçar të të zgjedhurve vendore.

Qesharake.

Edi Rama ishte zgjedhur kryetar bashkie në tetor 2003 ndërsa për shkak të tij zgjedhjet u shtynë më shumë se 4 muaj dhe u zhvilluan në shkurt 2007.

Po kjo s’ka rëndësi dhe qenka e ligjshme se e kërkoi Edi Rama.

Edi Rama vendosi të tërhiqet nga zgjedhjet për Kryetar Bashkie në Kavajë në 5 maj vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve që mbaheshin në datë 7 maj.

Zgjedhjet u anulluan nga KQZ pa pasur asnjë datë të re të dekretuar të zgjedhjeve.

Dekreti i presidentit Nishani për zgjedhjet për kryetar bashkie në Kavajë ka dalë vetëm 2 javë më vonë pikërisht në 21 maj.

Rilindja nuk u qa as për këtë, sepse po e kërkoi Edi Rama është e ligjshme të tjerat jo.

Boll me këtë strategji që kërkon të vjedhë 61 bashki në tavolinë.

Boll me këto lëtyra moniste.

Boll me këto shpifësira, që kërkojnë të kthejnë partinë shtet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?