Vasili: Rrini larg një të lajthituri si Edi Rama
Kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili këshillon shqiptarët të qëndrojnë larg kryeministrit Rama, për të cilin shkruan se është një i lajthitur.
Ndërkohë që mes presidentit dhe kryeministrit ka pasur shkëmbim replikash të ashpra, pas mosdekretimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Vasili me një shënim në faqen e tij në Facebook, Vasili publikon fjalët që Rama ka thënë më herët për Metën, kur u zgjodh president.
“Rrijini larg këtij të marri që s’di çflet, mos e afroni që të mos vini erë edhe ju vete”- shkruan Vasili.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Rrini larg një të lajthituri si Edi Rama.
(dje dhe sot për Ilir Metën dhe Bujar Nishanin).
Që Edi Rama kur flet përveç se bën pis por edhe qelb erë tëre mjedisin e logjikës këtë e dinë të gjithë.
Padija dhe shkollëpakësia e tij kutërbon.
Por shumë më të qarta janë fjalët se komentet.
Ky shpifurinë logjike kryeministër në maj të 2018 pra 7 muaj më parë lexoni çfarë thoshte për Ilir Metën President:
“Ajo që unë vlerësoj është pozicioni që ai mban.
Nëse nuk do ishte Meta, por një person që s’do kishte bagazh nga e shkuara do ishte shumë keq.
Është presidenti më i mirë që kemi pasur.”- u shpreh Rama në “abc”.
Ndërsa po ky shpifurinë logjike kryeministër që i hoqi edhe portretin ja çfarë thotë sot për Bujar Nishanin:
“Nishani meriton sot respekt për shkak të Metës se pavarësisht se u bë qesharak, ishte partiak, s’ka arritur aty ku ka arritur Meta që ka sfiduar rendin kushtetues”, tha Rama.
Rrijini larg këtij të marri që s’di çflet, mos e afroni që të mos vini erë edhe ju vetë!
KOHA JONË SONDAZH

