Vasili shpërthen ndaj Ramës: Të mos e lemë asnjë sekondë më shumë kryeministër
UNICEF Italia dhe Ministria italiane e Punës dhe Përkrahjes Sociale raportojnë se, Shqipëria është e para për numrin e minorenëve të emigruar të pashoqeruar me prindër.
1550 fëmije emigruan në 2018 dhe pas nesh vijnë vende afrikane që kanë probleme shumë të rënda dhe popullsi shumë më të medha, por numrin fëmijëve emigrantë e kane shumë më të vogël se Shqipëria.
Ky detaj tronditës ka sjellë edhe reagimin e Petrit Vasilit, i cili përmes një postimi në Facebook, akuzon kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij nuk mendon për familjet dhe fëmijët shqiptarë, por për koncensione dhe drogë.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Tragjedia e emigrimit të minorenëve vulë turpi për prindin Edi Rama !!
Sa herë Edi Rama është në siklet fillon të qajë e lajë për fëmijet dhe familjen e tij.
Mirë bën në fund të fundit. Por ky derdimen që zvarritet si zhabë pas këmbëve të karriges se kryeministrit ka për detyrë të mendojë për fëmijet dhe familjet e Shqipërisë në radhë të parë. Po për fëmijet e Shqipërisë të zhytur në skamje dhe varfëri se grabit miliona me koncesione dhe me drogë e ka gjetur zgjidhjen ky. Thotë ky që: “Kështu ndodh në gjithë botën”. Por jo, jo absolutisht jo. Nuk ndodh aspak në gjithë Europën ajo tragjedi e tmerrshme dhe e paprecedent, që po ndodh me minorenët në Shqipëri.
UNICEF Italia dhe Ministria italiane e Punës dhe Përkrahjes Sociale raportojnë se Shqipëria është e para për numrin e minorenëve të emigruar të pa shoqëruar me prindër. 1550 femijë emigruan në 2018 dhe pas nesh vijnë vende afrikane që kanë probleme shumë të rënda dhe popullsi shumë më të mëdha por numrin e fëmijeve emigrantë e kanë shumë më të vogel se Shqipëria.
Ndaj shqiptarët nuk duhet dhe nuk mund të lenë më që të rrijë asnjë sekondë më shumë një kryeministër që i urren dhe nuk i dhemb aspak as për fëmijët shqiptarë. Nuk mundet më që kjo dhimbje kaq e thellë dhe kaq tragjike të tolerohet. Cdo njeri i medias,intelektual apo njeri i zakonshëm nuk mund të pajtohet me një tragjedi të tille. Kushdo ka dicka për të thënë ose si prind ose sepse përpara tij ose asaj konsumohet tragjedia e nipërve e
mbesave të tyre.
KOHA JONË SONDAZH

