Vasili: Skuadër e shkëlqyer e LSI në Vlorë, do fitojmë 3 mandate

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ftuar në një intervistë për televizionin “Vlora News” me gazetarin Harilla Koçi, duke folur për objektivat e LSI në qarkun e Vlorës, u shpreh se puna e jashtëzakonshme që po bëhet nga kandidatët dhe njerëzit e LSI në terren, do të përvijojë në 3 mandate të pa diskutuara në Vlorë, një rezultat ky i pritshëm dhe i merituar tërësisht.

“Këtu është një skuadër e shkëlqyer që punon, me një grup kandidatësh dhr qindra e qindra njerëz të tjerë që ndodhen në terren nga Konispoli deri në Mifol. Dhe respekt të jashtëzakonshëm dhe nderim për punën e tyre të palodhur. Madje me disa prej tyre do doja të kisha një komunikim, por janë në pikat më të largëta të qarkut, që po punojnë intensivisht dhe kjo punë e jashtëzakonshme po përvijon atë fitore të madhe, e cila fillon nga 3 mandate të padiskutuara në Vlorë, si një rezultat tërësisht i merituar dhe i pritshëm.” – tha Vasili.

Gjithashtu Nënkryetari i LSI, komentoi edhe listën e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, përballë asaj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku u shpreh se: “Nuk ekziston fjala humbje, nuk ka asnjë vlonjat që të mendohet do votojë listën e hajdutëve por vetem e vetem listën e njerëzve të paster ndershëm. Ja ku e kanë. Do votojnë djemtë dhe vajzat e LSI te Vlorës, ja ku i keni me emra me mbiemra, njëri më i mirë se tjetri.
Kë do votojnë këta që i kanë koleksionuar zullume mashtrim korrupsion dhe drejtësia e kapur nuk i ka dënuar akoma. Korrupsionin dhe mashtrimin e keni aty sa nje mal nuk i kam shpikur une. Këto janë aty janë jane fakt qe ulerin. Dosja e Dibrës është atje. Dosjen e Dibrës ku eshte kembekryq Gjiknuri e njeh gjithe bota? Nje dosje me kriminelë për vjedhjen e votave, është fakt dhe është pranuar dhe nga SPAK. Apo ai tjetri Afrim Qendro qe pervec Astirit ku nga vjedhja mostruoze cm i rrugesishte me shtrenjte se cm i floririt, eshte po ky Qendro qe permbyti Tiranën vite me pare kur punonte ne me Edi Ramen ne Bashki, se hapën digën e liqenit artificial te Tiranes.”
Vlora e ka te qarte e te padiskutueshem vendimin; Do votoje vetem vajzat e djemte e kristalte te saj dhe kurre mashtruesit e korruptuar te rilindjes”,- tha Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?