Vdekja e Mbretëreshës, Veliaj mesazh në Librin e Ngushëllimeve: U shërbeu me dinjitet dhe guxim qytetarëve të saj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

I shoqëruar nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Alastair King-Smith, Veliaj la edhe një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës, ku vlerësoi jetën dhe veprën e Mbretëreshës Elizabeth II.

Pikëllimi është çmimi që ne paguajmë për dashurinë” – EIIR. Në emër të qytetarëve të Tiranës, iu bashkova Shkëlqesisë së Tij, ambasadorit Alastair King-Smith në Tiranë dhe i shpreha të gjithë simpatinë dhe admirimin për jetën e Mbretëreshës Elisabeth II dedikuar në shërbim të qytetarëve me dinjitet dhe guxim”, thekson Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta pas 70 vitesh në fron.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?