Veliaj mesazh militantëve të PD, LSI dhe PDIU: Ja pse duhet të na votoni më 30 qershor

Kandidati për një mandat të dytë në drejtimin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmbylli fushatën elektorale në një takim me qytetarët në sheshin “Skendërbej”.

Në fjalën e tij, Veliaj bëri thirrje për pjesëmarrje masive në votime, ndërsa u adresoi një mesazh edhe simpatizantëve të PD, LSI dhe PDIU.

Veliaj: Nëse nuk kemi qenë pjesë e familjes tonë, por për herë të parë sot jeni bashkuar, mund të keni qenë me PD, me LSI, me PDIU, por sot është mitingu i juaj i parë në familjen tonë, ne ju themi mirëserdhët, kjo është edhe familja juaj. Një familje që nuk i le punët në gjysmë, një familje që nuk ju tradhton, një familje patriote që do Shqipërinë mbi çdo interes tjetër. Kjo është familja jonë dhe jeni të mirëpritur. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidati i mazhorancës për bashkinë e kryeqytetit kërkoi mbështetje nga qytetarët në 30 qershor për të vazhduar investimet dhe përmirësimin e shërbimeve në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veliaj: Nëse nuk keni votuar kurrë për PS, por keni çuar fëmijën në një nga çerdhet tona, ku po trajtohet me dashuri, ku po rritet me kujdes, ku po ushqehet mirë. Siç ju kemi ndihmuar na detyroheni ndihmën me votë për PS që të bëjmë më shumë çerdhe.

Veliaj theksoi se në 6 muajt e fundit Tirana ka parë ndotje dhe vandalizëm, por në 30 qershor nuk do të pranohet më dhuna dhe zjarri, pasi qyteti është i kryeqytetasve dhe i fëmijëve.

RTV Ora - Veliaj mesazh militantëve të PD, LSI dhe PDIU: Ja pse duhet të na votoni më 30 qershor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?