Veliaj nuk tërhiqet për shembjen e Teatrit dhe ironizon Bashën: Sa mirë që shkoi në Teatër

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pasi artistë, qytetarë dhe përfaqësues të PD, me në krye Lulzim Bashën hynë brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar, për ta marrë në mbrojtje.

Përmes një statusi në Twitter, Veliaj thotë se një lajm i mirë ishte fakti që Basha shkoi në këtë teatër. Ai thotë ndër të tjera se nuk beson se godina i njan ndonjë teatri në Holandë.

Që prej mëngjesit artistë e qytetarë nisën protesta me frikën se lëvizjet e shumta, hyrje-daljet e punëtorëve dhe zhvendosja e disa objekteve paralajmëronte prishjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

STATUSI I PLOTE

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajm i mire qe pas kaq vitesh teater ne politike, LB shkon per here te pare ne Teater – dhe s’besoj tallashi i ngjan ndonje teatri ne Hollande, ku me i fundit eshte Theatre de Stoep!

Por si tek Lodrat, Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitoje sërish!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?